Formacionet zyrtare, WBA – Chelsea: Thiago Silva nga minuta e parë si kapiten.
Chelsea do të luajë si mysafir i WBA, ku kërkon të kthehet te fitoret, pas humbjes ndaj Liverpoolit.
Për këtë ndeshje trajneri Frank Lampard, ka zgjedhur në portë Willy Caballero, ndërsa në mbrojtje janë vendosur Christensen e Thiago Silva që është edhe kapiten.
Në sulm Timo Wernerit do t’i ndihmojnë Mount, Kavertz e Abraham.
Në anën tjetër WBA do të luajë me Robinson në sulm.
Ndeshja fillon në ora 18:30.
WBA: Johnstone, Furlong, Bartley, Ajayi, O’Shea, Townsend, Pereira, Livermore (C), Saywers, Diangana, Robinson.
Chelsea: Caballero, James, Christensen, Silva (C), Alonso, Kante, Kovacic, Mount, Kavertz, Abraham, Werner.