Chelsea me pesë super-transferime

20:59 | 09 Janar 2019

Afati i janarit ka qenë shumë i mirë për ekipin e Chelseas.

‘Blutë’ e Londrës kanë paguar mbi 60 milionë euro për anësorin e Borussia Dortmund, Christian Pulisic, të cilin e kanë huazuar menjëherë te skuadra gjermane deri në fund të sezonit.

Transferimi i Pulisic mund të mos jetë transferimi i vetëm i Chelsea këtë afat.

‘The Sun’ shkruan se skuadra e Sarrit është në bisedime me shumë lojtarë, ku përmenden pesë emra potencial për t’u transferuar në ‘Stamford Bridge’.

Elseid Hysaj, Mats Hummels, Nicolo Barella, Mauro Icardi dhe Gonzalo Higuain janë emrat që mund t’i bashkohen Chelsea.

Transferimi i këtyre emrave, do të shndërronte në një skuadër të papërmbajtshme, e cila do të rikthehej në garën për titull në Premierligë.

Komento: