Chelsea me super transferim nga Liga turke

13:35 | 11 Nëntor 2021

Chelsea ka arritur marrëveshje për të nënshkruar me yllin e Fenerbahce, Attila Szalai.

Fituesi i Ligës së Kampionëve dëshiron të përforcojë mbrojtjen, pasi në verë dështuan në blerjen e Jules Kounde nga Sevilla, transmeton lajmi.

Trajneri Thomas Tuchel dëshiron një mbrojtës duke marrë parasysh të ardhmen e pasigurt të Antonio Rudiger, që i skadon kontrata në verë.

“CNN Turkey” raporton se “Blutë” janë seriozë për Szalai dhe kanë arritur marrëveshje për 23.4 milionë euro me 23-vjeçarin.

Negociatat janë mbyllur në ditët e fundit dhe hungarezi pritet të nënshkruajë kontratë gjashtëvjeçare në “Stamford Bridge”, ku do fitojë rreth 4 milionë euro për vit.

Kështu, Szlai do bëhet lojtari më i shtrenjtë në historinë e futbollit të Hungarisë në rast që mbyllet marrëveshja me Chelsean. Rekordin momental e mban Dominik Szoboszlai që u shit nga RB Salzburg te Leipzig për 20 milionë euro.

Komento: