FIFA e ka kthyer prapa gjigantin anglez Chelsean.
Dënimi i FIFA-s mbetet në fuqi, Chelsea s’do të mund të blejë lojtarë deri në janar të vitit 2020.
Edhe zyrtarisht, FIFA ka refuzuar kërkesën e Chelsea për shtyrjen e dënimit për transferimin e lojtarëve, raporton Gazeta Express.
Chelsea apeloi pas dënimit të rëndë nga FIFA, por Komisionit Disiplinor s’ka dashur as të dëgjojë, duke lënë kështu në fuqi vendim e marrë ditë më parë.
Chelsea u dënua për shkak të thyerjes së rregullave në transferimin e lojtarëve të huaj nën moshën 18-vjeçare.