Chelsea merr vendim befasues për Jorginhon

22:19 | 24 December 2022

Jorginho pritet të largohet nga Chelsea kur t’i skadojë kontrata.

Mesfushori italian, Jorginho do të largohet nga Chelsea.
31 vjeçari ka kontratë me ‘Blutë e Londrës’ deri më vitin 2023 dhe nuk pritet të vazhdojë më tej në ‘Stamford Bridge’.

Sipas raportimit të ‘The Athletic’, Jorginho pritet të largohet nga Chelsea kur t`i skadojë kontrata, përcjell lajmi.net.

Kujtojmë që interesin për lojtarin kanë shfaqur Juventusi dhe Barcelona.

Andaj e ardhmja e tij mund të jetë në Serie a apo edhe në La Liga.

Komento: