Chelsea merr vendim për të ardhmën e Joao Felix

22:50 | 10 April 2023

Chelsea gati ta transferojë Joao Felix për 85 milionë funte

Chelsea kanë vendosur për të hapur bisedimet me Atletico Madridin pasi që ata kanë vendosur që huazimin ta bëjnë një lëvizje të përhershme në fund të sezonit

Felix kaloi në Stamford Bridge në huazim në janar, edhe pse marrëveshja nuk përfshinte opsionin e blerjes. Megjithatë, Blutë janë gati që ta mbajnë portugezin duke e bërë atë pjesë të “projektit të tyre afatgjatë” në klub, sipas Fabrizio Romano.

Felix po ashtu shpreson të qëndrojë në Londrën Perëndimore por çdo marrëveshje do të varet mbi çmimin që Atletico ka kërkuar për sulmuesin, me klubin e Madridit që preson të fitojë 100 milionë euro nga shitja e tij. Bisedimet në mes të dy klubeve pritet të fillojnë së shpejti.

Sulmuesi u përjashtua me të kuq në debutimin e tij me Chelsea por ka pasur paraqitje të mira në Londrën Perëndimore.

Felix ka shënuar dy gola për Blutë deri me tani por ka vuajtur për të shënuar gjatë tërë sezonit, ku ka pasur vetëm 29 paraqitje nga 30 ndeshje të ligës. Chelsea, pritet që të bëjnë edhe më shumë ndryshime në sulmin e tyre pasi që në verë atyre do ju bashkohet Christopher Nkunku nga RB Leipzig.

Ish mbrojtësi i Chelsea, Frank Leboeuf ka thënë se Chelsea duhet ta shesin Mason Mountin dhe Christian Pulisic në mënyrë që ta financojnë marrëveshjen për Felix. Ka pasur po ashtu spekulime që Pulisic duke bërë një shkëmbim që do të reduktonte çmimin e tij nga Atletico në portugez.

Blutë do të luajnë këtë të mërkurë ku do të përballen me Real Madridin në ndeshjen e parë në ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve në Santiago Bernabeu.

Komento: