Chelsea merr vendim përfundimtar për Brojën

18:13 | 17 Korrik 2022

Chelsea, nuk do ta shesë sulmuesin Armando Broja këtë verë, me çdo largim për sulmuesin shqiptar në formë huazimi, raporton Mail Online.

West Ham thuhet se ishte gati për të nënshkruar me 20-vjeçarin përgjithmonë këtë verë, pasi ai bëri përshtypje në formë huazimi te Southampton me nëntë gola në Premier League, përcjell ORAinfo.

Megjithatë Chelsea mendon se Broja mund të bëhet një lojtar i ekipit të parë përfundimisht dhe kështu do ta huazojë atë vetëm te West Ham – një qëndrim që Hammers thuhet se do ta pranojnë./ORAinfo/

Komento: