E ardhmja e Lukakus ende nuk është sqaruar tërsisht.
Romelu Lukaku u kthye te Interi në formë huazimi këtë verë vetëm një vit pasi përfundoi një transferim rekord prej 98 milionë funtesh te Chelsea dhe Blutë tani po mendojnë ta shesin përgjithmonë lojtarin te Interi sipas CalcioMercato, përcjell ORAinfo.
Klubi i Premier League thuhet se ka zhvilluar bisedime me CEO të Interit, Beppe Marotta, për një transferim të përhershëm të belgut./ORAinfo/