
Chelsea e ka kërcënuar Atletico Madrid , pasi që ata kërkojnë që ekipi spanjoll të nënshkruaj përgjithmonë sulmuesin, Alvaro Morata.
Sulmuesi është aktualisht me Los Rojiblancos për një periudhë huazimi prej 18 muajsh me një mundësi për të blerë këtë verë,përcjell ORAinfo.

Sipas gazetës angleze “Daily Telegraph”, klubi me bazë në Londër i ka kërkuar Atleticos të bëjë marrëveshje të përhershme këtë verë dhe të paguajë 55 milionë euro për ish sulmuesin e Juventusit ose përndryshe ata do të rikthejnë lojtarin.
Ky veprim është interesant për të gjitha palët. Për Atleticon, kërcënimi do të jetë një goditje e rëndë përpara përgatitjeve të sezonit të ardhshëm pasi që do të jetë e vështirë për ta për të financuar marrëveshjen duke pasur parasysh se do të blejnë Joao Felix për 126 milionë euro./ORAinfo/