Chelsea merr vendimin e madh për Hudson-Odoi

20:55 | 23 Korrik 2019

Duket se Hudson-Odoi do të vazhdojë të jetë lojtar i Chelseas.

Callum Hudson-Odoi është afër për të nënshkruar kontratë të re me Chelsea, ku do të përfiton 180 mijë funte në javë (rreth 200 mijë euro), ka mësuar Sky Sports përmes burimeve

Marrëveshja është në prioritet për menaxherin e ri të Chelsea, Frank Lampard dhe vije pas refuzimit të katër ofertave të Bayern Munichut për sulmuesin anësorë 18 vjeçar – derisa ata pritej që të bënin edhe një ofertë tjetër.

Bisedimet për këtë kontratë kanë zgjatur gjashtë muaj, kurse një marrëveshje verbale është arritur mes drejtoreshës së Chelsea, Marina Granovskaia dhe përfaqësuesve të Hudson-Odoi në 48 orët e fundit.

Sulmuesi anglez ka më pak së një vit në kontratën e tij dhe mund të bisedojë me klube të tjera që në janar. Sipas kontratës së re, me bonuse Hudson-Odoi mund t’i fitojë deri në 200 000 funte në javë.

Kanë mbetur vetëm edhe disa aspekte të kontratës të përmbushen, përfshirë edhe numrin e fanellës që ai do ta vesh dhe atë se a do të jetë kontrata katër apo pesë vite.

I zhvilluar nga akademia e Chelsea, Odoi është zgjedhur si “Lojtari më i mirë i ri i Chelseat”, sezonin e kaluar.

Komento: