Chelsea mezi e mposht Sheffield Unitedin

22:28 | 07 Shkurt 2021

Chelsea i afrohet top katërshes.

Chelsea duket se ka rigjetur formën e duhur nën urdhrat e Thomas Tuchelit.

“Blutë” shënuan fitoren e radhës në udhëtim te Sheffield Unitedin, duke fituar me rezultat të ngushtë 1 – 2, shkruan lajmi.net.

Ishte talenti Mason Mount që zhbllokoi shifrat pas asistimit të Timo Werner (43′), rezultat me të cilin skuadrat shkuan në pushime.

Një autogol i Rudiger ndikoi që shifrat të barazohen në fillim të pjesës së dytë (54′).

Pos, pas katër minutave, Werner u faulua në sulm dhe pas shikimit të VAR, u akordua penallti, të cilën e konkretizojë Jorginho (58′).

Me këtë fitore, Chelsea ngritët në pozitën e pestë me 39 pikë, derisa Sheffield Unitedi në fundin e tabelës me vetëm 11 sosh.

Komento: