Chelsea – Milan, këto pritet të jenë formacionet startuese

09:41 | 05 October 2022

Emocionet e Ligës së Kampionëve vazhdojnë edhe sot.Ndeshje shumë interesante janë në program për ditën e sotme, atje ku mund të detajohen deri diku edhe gjërat në grupe.

Ekipe si PSG, Real Madrid, Manchester City, Milan, Chelsea apo Juventus do të zbresin në fushën e lojës për të bërë të kërkuar fitoren.Një nga ndeshjet më interesante pritet të jetë ajo mes Chelsea dhe Milan, takim ky që zhvillohet në “Stamford Bridge” në ora 21:00.

Italianët janë në vendin e parë me 4 pikë në grup, kurse londinezët renditen në fund të tabelës me vetëm një pikë të arkëtuar.Këto pritet të jenë formacionet e kësaj ndeshje:

Chelsea (3-4-2-1): Kepa; Fofana, Thiago Silva, Koulibaly; James, Kovacic, Gallagher, Chilëell; Mount, Sterling; Aubameyang.

Milan (4-2-3-1): Tatarusanu; Dest, Kalulu, Tomori, Ballo-Touré; Tonali, Bennacer; Krunic, De Ketelaere, Leao; Giroud.

Komento: