Chelsea mposht Leicester Cityn, kalon në gjysmëfinale

19:05 | 28 June 2020

Chelsea i bashkohet Arsenalit dhe Man Unitedit në gjysmëfinale.

Të besuarit e Frank Lampard e kanë mposhtur me rezultat minimal 1-0 Leicester Cityn, për të prerë biletën për në gjysmëfinale, raporton Express.

Golin e vetëm dhe të fitores e ka shënuar mesfushori, Ross Barkley, në minutën e 63’.

“Blutë e Londrës” kështu i janë bashkuar në gjysmëfinale “Topçinjve” dhe “Djajve të Kuq”, derisa tani do të presin fituesin nga dueli Neëcastle – Man City, sfidë që zhvillohet nga ora 19:30.

Komento: