Chelsea mposht Liverpoolin, kalon në çerekfinale të FA Cup

22:49 | 03 Mars 2020

Skuadra e Chelseas e ka mposhtuar Liverpoolin.

Chelsea ka kaluar në çerekfinale të FA Kupës, pasi në fazën e 1/8 ka mposhtur Liverpoolin me rezultat 2-0.

Blutë kaluan në epërsi në minutën e 13-të, ku pasi vodhi një top në sulm, William shënoi duke pasur edhe ndihmën e portierit Adrian.

Rezultatin e dyfishoi Barkley në minutën e 64-të me një solo aksion, duke i lënë të shtangur tre mbrojtës dhe portierin e Liverpoolit.

Liverpool nuk e pati asnjë goditje në kornizën e portës në pjesën e dytë, duke i thënë lamtumirë kësaj gare në mënyrën zhgënjyese.

Reds, në ndeshjet e fundit kanë humbur shkëlqimin që patën në pjesën tjetër të sezonit.

Skuadra e Klopp tashmë ka humbur tri nga katër ndeshjet e fundit në të gjitha garat.

Komento: