Chelsea ka shënuar fitore ndaj Manchester Cityt.
Chelsea ka bërë një hap të madh sonte në garën e tyre për një vend në Ligën e Kampionëve pasi që ka mundur kampionin në fuqi të Anglisë, Manchester City. Kjo fitore, përpos që i jep siguri skuadrës së Frank Lampard për top 4 në Angli ka mundësuar që Liverpool të festojë titullin në Premier Ligë pas 30 viteve
Chelsea ka fituar derbin e xhiros së 31-të të Anglisë kundër Manchester City, për të marrë një fitore të madhe për njërën nga top katër pozitat e para.
Pjesa e parë u dominua me posedim nga Manchester City, por që skuadra e Pep Guardiolës nuk arriti që të rrezikonte portën e Chelsea.
Ndërkohë Chelsea lojën e bazonte kryesisht në kundërsulme dhe ishin pikërisht ato që ia sollën fitoren.
Në minutën e 36 pas një mosmarrëveshje në mes të dy mbrojtësve të City përfitoi Christian Pulisic për të shënuar një gol të bukur dhe për t’i kaluar në epërsi londinezët.
City dominoi edhe në pjesën e dytë të takimit dhe barazoi qysh në fillim të saj.
Ishte Kevin de Bruyne që shënoi një gol të bukur në minutën e 55-të nga goditja e lirë.
Pas golit Chelsea u këndell pas minutës së 70 dhe arriti ta kthejë epërsinë në minutën e 78 nga penalltia. I sigurt nga pika e bardh u tregua Ëillian.
Pas golit City u mundua të barazoi por kot.
Fitorja e Chelsea do të thotë edhe titulli i 19 me radhë i Liverpoolit i cili tani do të këtë 23 pikë më shumë se Manchester City derisa deri në fund të sezonit janë vetëm 7 ndeshje për t’u luajtur.