Chelsea mposht Milanin dhe Barcelonën për talentin e madh

20:16 | 02 Gusht 2022

Chelsea ka arritur një marrëveshje për të nënshkruar me mesfushorin adoleshent Carney Chukwuemeka nga Aston Villa, duke mposhtur konkurrencën deri në nënshkrimin e tij.

Sipas The Athletic, tarifa që Chelsea do t’i paguajë Aston Villas për 18-vjeçarin është 20 milion funta që shkon rreth 24 milionë euro, dhe adoleshentit i është dhënë leja të udhëtojë në Londër për të diskutuar kushtet personale dhe për t’iu nënshtruar testeve mjekësore.

Raporti shton se Chukwuemeka po ndiqej nga Barcelona dhe Milani ndërsa klubet e tjera në Itali dhe Gjermani ishin të prirura për nënshkrimin e tij duke qenë se marrëveshja e tij skadon në qershor 2023, përcjell ORAinfo.

Jo vetëm kaq, por kishte ‘shumë interes edhe në Angli, dhe Chelsea kanë dalë fitues të garës.

Villa është përpjekur të zgjasë kontratën e tij që nga tetori dhe ata bënë një ofertë që ata besonin se ai nuk mund ta refuzonte, duke premtuar se do ta bënte atë qendror në planet e tyre të ardhshme, por në fund nuk ishte mjaft e mirë.

Sipas Nizaar Kinsella i Goal, Thomas Tuchel luajti një rol të madh në marrëveshje pasi ai “takoi Chukwuemeka javën e kaluar për ta ndihmuar atë ta bindte në një takim në Cobham”. Besohet se ai “shikoi situatën në mesfushë me kontratat me Chelsea dhe mendoi se mund të hynte në ekipin e parë në 2023”. /ORAinfo/

Komento: