
Kupa FA: Chelsea kalon tutje, mposht Plymouth pas vazhdimeve.
Chelsea ka kaluar tutje në kuadër të Kupës FA.
Skuadra e Thomas Tuchel ka shënuar një fitore më të vështirë sesa pritej ndaj skuadrës së Plymouth, shkruan lajmi.
Koha e rregullt e këtij takimi u mbyll me rezultatin 1:1 dhe gjithçka më pas u vendos në vazhdime.
Goli i parë në ndeshje u shënua në minutën e 8’, nga Gillesphey.
Azpilicueta barazoi shifrat në 1:1 para pjesës së parë, por Chelsea nuk arriti të shënonte më në kohën e rregullt, përkundër shanseve të krijuara.
Fati i takimi u vendos me golin e minutës së 105+1’, nga Marcos Alonso.