Chelsea në festë, ‘blindojnë’ yllin e madh

21:49 | 12 Dhjetor 2019

Chelsea ka rinovuar kontratën me zllin e skuadrës.

Mbrojtësi i Chelseat, Fikayo Tomori ka nënshkruar një kontratë të re pesë-vjeçare, duke e lidhur atë me klubin deri në verën e vitit 2024.

22-vjeçari ka shijuar një sezon progresi në Londrën perëndimore, duke bërë 16 paraqitje në të gjitha garat, si dhe ka arritur paraqitjen e tij të parë me Anglinë në kualifikimin e muajit të kaluar në Euro 2020 kundër Kosovës.

“Është një ëndërr që bëget realitet për të nënshkruar një kontratë të re pesë-vjeçare”, tha Tomori në faqen e internetit të klubit, transmeton lajmi.

“Jam vërtet i lumtur që klubi ka treguar këtë besim tek unë dhe thjesht jam i entuziazmuar të vazhdoj”.

“Unë kam qenë në klub që kur kam qenë shtatë vjeç, kështu që nuk di me të vërtetë shumë tjetër përveç Chelseat”.

Komento: