Chelsea nervozohet me Lukakun

10:38 | 24 Korrik 2023

Chelsea po humbet durimin me Lukakun, belgu ende i pavendosur për të ardhmen.

Chelsea raportohet se po humbet durimin me Romelu Lukakun, i cili nuk është i gatshëm të transferohet në Arabinë Saudite dhe vazhdon të presë për një klub të ri evropian.

“La Gazzetta dello Sport” pretendon se Al-Hilal e ka rritur ofertën e tyre për 30-vjeçarin në 50 milionë euro në sezon, transmeton Gazeta Express.

Klubi saudit ka propozuar ofertë më të lartë se Juventusi, që ofroi 40 milionë euro.

Kësisoj, Chelsea besohet se po e humb durimin me Lukakun dhe po e shtyn përfaqësuesin e tij që të marrë një vendim për të ardhmen.

Belgu refuzoi t’i përgjigjej thirrjeve të Interit javën e kaluar dhe në vend të kësaj hapi bisedimet me Juventusin. Prandaj, “Nerazzurrët” janë tërhequr nga gara për nënshkrimin e tij.

30-vjeçari aktualisht po stërvitet në Cobham dhe nuk i është bashkuar pjesës tjetër të skuadrës së Chelseat në ShBA për turneun e tyre para-sezonal.

“Tuttosport” raportoi javën e kaluar se avokati i Lukakut, Sebastien Ledure, do të pranonte ofertën e Al-Hilal, por futbollisti dëshiron të vazhdojë të luajë në Evropë.

Ndërsa, sipas “Il Corriere dello Sport”, Juventusi është i gatshëm të bëjë një ofertë për Lukakun, pavarësisht nga shitja ose jo e Dusan Vlahovicit.

Gazeta me bazë në Romë pretendon se reprezentuesi i Belgjikës tashmë ka rënë dakord për kushtet personale me “Zonjën e Vjetër”.

Komento: