Chelsea nis bisedimet me yllin e madh

20:19 | 05 Dhjetor 2019

Duket se skuadra e Chelseas ka nisur bisedimet me një lojtar.

Chelsea janë të gatshëm që të kryejnë një lëvizje të madhe në merkato.

Vera e ardhshme pritet t’i gjej të angazhuar ‘Blutë’ e Londrës, të cilët do të synojnë një transferim të madh nga Crystal Palace.

Sipas ‘Independent’, Chelsea janë të interesuar për shërbimet e Ëilfried Zaha, transferimin e të cilit e synojnë verën e ardhshme, transmeton lajmi.

Marina Granovskaia nga bordi i Chelsea besohet të ketë mbajtur bisedime me Federico Pastorello për një transferim të mundshëm të reprezentuesit të Bregut të Fildishtë.

Zaha ishte lidhur me një transferim të mundshëm tek Arsenal dhe Everton gjatë verës së kaluar, por ai qëndroi në ‘Selhurst Park’ me Crystal Palace.

Mbetet të shihet nëse Chelsea do të ndryshojë mendjen e ish anëtarit të Manchester United.

Komento: