Chelsea nuk dorëzohet për Leaon, në janar nis ofenzivën

15:10 | 26 September 2022

Chelsea do ta nisë një ofanzivë për Leaon në janar.

Rafael Leao është njëri prej futbollistëve më të mirë në Evropë për momentin.

Dhe, kjo ka bërë që sulmuesi i Milanit të bëhet objektiv i klubeve të njohura evropiane.

Prej tyre, lojtarin portugez e do edhe Chelsea.

Mediumi italian “Corriere della Sera” raporton se “Blues” do të mundohen ta transferojnë përfaqësuesin portugez qysh në janar, përcjell Gazeta Express.
Sidoqoftë, “Rossoneri” po shpresojnë që ta bindin lojtarin e krahut të majtë të qëndrojë në “San Siro”.

Ai ka kontratë me Kuqezinjtë deri në qershor të vitit 2024.

Leao duket se është i vendosur për të qëndruar tek kampioni aktual italian.

Por, një ofertë e parefuzueshme dhe e papërmbajtshme për lojtarin mund t’i ndryshojë gjërat.

Komento: