Duket se skuadra e Chelseas nuk e ka ndërmend të heq dorë nga Kante.
Chelsea nuk planifikon të shes kartonin e NGolo Kante.
Një nga mesfushorët më të mirë në dy vitet e fundit në Premierligë, Kante, është lidhur me një largim të mundshëm nga Chelsea.
Megjithatë, ‘Blutë’ synojnë ta mbajnë lojtarin edhe pas merkatos së verës, duke mos e larguar atë nga planet e tyre.
‘ESPN’ raporton se ‘Blutë’ janë të vendosur të mbajnë fituesin e Kupës së Botës, por edhe Jorginho.
Lampard është në dijeni për vlerat që ata kanë për mesfushën e skuadrës së tij, kështu që vështirë se ndonjë ofertë do ta bindë atë.
Kante lidhej me një kalim të mundshëm në La Liga, me Real Madrid dhe Barcelona si destinacione të mundshme.