Chelsea nuk heq dorë, e do me ҫdo kusht yllin e Milanit

13:14 | 10 February 2019

Chelsea duket se nuk e ka ndërmend të heq dorë prej synimeve të veta.

Chelsea do t’i kërkojë Milanit ta përfshijë Franck Kessien në një marrëveshje të mundshme për blerjen përfundimtare të Tiemoue Bakayokos nga klubi i Serisë A, sipas Daily Star.

Bakayoko, i cili u veçua për paraqitjet e tij në Monaco, dështoi t’i përmbushë pritjet në Stamford Bridge, pro e ka rigjetur formën e tij së fundmi në San Siro.

Huazimi i mesfushorit francez në Milan mbaron në fund të këtij sezoni, por kuqezinjtë e kanë opsionin për ta blerë atë.

Po ashtu, Milani është i obliguar ta blejë Kessien nga Atalanta kur t’i mbarojë huazimi dyvjeçar në fund të këtoj sezoni dhe ta kaltrit janë të gatshëm ta rrëmbejnë atë menjëherë.

Komento: