Chelsea nuk heq dorë nga Higuain, ja çfarë bën tani

11:57 | 26 Dhjetor 2018

Maurizio Sarri dëshiron lojtar me pwrvojw për sulmin e Chelseas dhe nuk heq dorë nga gara që të çon te Gonzalo Higuain.

Sipas Guardian, kontakte të reja janë planifikuar me Juventusin dhe Milanin që të përpiqen të zhbllokojnë situatën, duke futur huazimin e Alvaro Morata në San Siro në një marrëveshje potenciale, përcjell ORAinfo.

uventus e huazoi Higuainin në këtë verë te Milan për 18 milionë euro, por thuhet se është pajtuar ta lejoj atë të huazohet në Premeirligë.

Kështu, Chelsea do ta lë Moratan për dy vite në huazim te Milan, ndërsa argjentinasi do të transferohet në ‘Stamford Brdige’. /ORAinfo/

Komento: