Rafael Leao, ishte shumë i lidhur me një transferim te Chelsean gjatë merkatos së verës, e cila mori fund mbrëmë, por një lëvizje nuk u materializua kurrë për anësorin
Pala angleze u përpoq shumë, thuhet në një raport, përcjell ORAinfo.
Leao ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm për Milanin sezonin e kaluar dhe nuk është aspak e çuditshme që ai po tërheq interes nga jashtë. Këtë verë, Chelsea e ndoqi me shumë interes situatën e tij dhe madje iu afrua Milanit.
Sipas The Athletic, skuadra e Stamford Bridge ishte e gatshme të paguante rreth 92 milionë euro për të nënshkruar me Leaon këtë verë. Në fazat e hershme të negociatave, ata ofruan Christian Pulisic për kuqezinjtë në një paketë (cash plus lojtar).
Siç kemi mësuar, megjithatë, Milani i referohej gjithmonë klauzolës së lirimit prej 130 milionë eurosh të Leaos gjatë gjithë verës dhe klauzola nuk mund të aktivizohej në javët e fundit të dritares së transferimit (sipas kushteve)./ORAinfo/