Chelsea për 50 milionë euro po e transferon yllin nga Serie A

09:06 | 05 Janar 2019

Afati i janarit është hapur dhe ekipet kanë filluar lëvizjet e tyre për sjelljen e lojarëve të rinj.

Chelsea thuhet se ka dërguar ofertën prej 50 milionë eurove në drejtim të Cagliarit për mesfushorin Nicolo Barella.

Chelsea ka nevojë për një mesfushor me tipare të Cesc Fabregas, i cili është afër kalimit te Monaco, dhe sipas mediave italiane, Chelsea është në krye të garës për shërbimet e Barellas, para Interit e Napolit.

Gianluca Di Marzio e ka konfirmuar se Maurizio Sarri është i interesuar në 21-vjeçarin.

Në ditët në vazhdim pritet të ketë takim mes dy klubeve për mesfushorin italian, i cili ka tërhequr vëmendje të madhe tek klubet e mëdha evropiane.

Komento: