Chelsea përgatit 80 milionë euro për këtë super-lojtar

19:03 | 18 June 2020

Duket se Chelsea po përgatitet për transferime të reja.

Chelsea dëshiron të forcojë ndjeshëm ekipin e tij këtë verë, dhe priten të jenë aktiv në tregun e transferimeve.

Sot ‘Blutë’ kanë zyrtarizuar transferimin e Timo Werner nga RB Leipzig, për të cilin kanë paguar 60 milionë euro.

Mediet në Angli prentendojnë se edhe një tjetër futbollist me emër nga Bundesliga, mund t’i bashkohet Chelseas, dhe bëhet fjalë për Kai Havertz.

Talenti 20 vjeçar është produkt i shkollës së Bayer Leverkusen, dhe ka shkëlqyer në dy sezonet e fundit në Bundesligë.

Havertz vlerësohet 85 milionë euro, dhe Chelsea janë të gatshëm të paguajnë këtë çmim.

Komento: