Chelsea pranë një goditje tjetër të madhe në merkato.
Vera do të jetë mjaft e nxehtë për skuadrën e Chelseat.
Blutë deri tani kanë siguruar dy transferime, atë të Hakim Ziyech nga Ajax dhe Timo Ëerner nga RB Leipzig.
Por duket se planet e Frank Lampard nuk mbarojnë me kaq.
Eksperti i transferimeve, Nicholo Schira pretendon se Chelsea dëshiron Kai Havertz dhe janë në bisedime me agjentin e tij.
Skuadra londineze është e gatshme t’i ofrojë një kontratë 5-vjeçare lojtarit (8 milionë në vit) dhe në ditët e ardhshme do të hapin bisedime me Bayer Leverkusen.
Për momentin, drejtoresha e përgjithshme e Chelseat Marina Granovskaia udhëheqë garën për lojtarin gjerman.