
Chelsea po synon të rinovojë kontratën me mbrojtësin Emerson Palmieri.
Skuadra e Chelsea raportohet se është e gatshme t’i jap rinovimin e kontratës reprezentuesit të Italisë, Emerson Palmieri.
Emerson ka treguar paraqitje të jashtëzakonshme si me skuadrën nga Londra, po ashtu edhe me kombëtaren e Italisë.

Lojtari ka fituar besimin e Frank Lampard dhe është zgjedhja e parë tek Chelsea, kështu që drejtuesit e klubit po mendojnë t’i ofrojnë rinovimin.
‘Gazzetta dello Sport’ raporton se ‘Blutë’ kanë nisur bisedimet me 25 vjeçarin, transmeton lajmi.
Emerson pritet të ketë ngritje në pagë me ofertën e re. Ai aktualisht fiton rreth 3.9 milionë euro, kurse kontrata e re do t’i siguronte 5 milionë.
