Chelsea po e afron një sulmues të ri, “lëkundet” e ardhmja e Armando Brojës

12:57 | 17 January 2024

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja mund të largohet nga Chelsea gjatë afatit kalimtar të janarit.

Mediat angleze raportojnë se skuadra e Wolves është duke e monitoruar situatën e sulmuesit “kuqezi” dhe tashmë i kanë bërë ofertë.

Wolves ka kërkuar sulmuesin e “Bluve të Londrës” në formë huazimi gjashtë muaj dhe kjo mund të ndodh nëse te Chelsea vjen një sulmues i ri.

Po flitet se Karim Benzema është një kandidat potencial që mund ta zë pozitën e sulmuesit te ekipi i Pochettinos.

Komento: