Chelsea po e bën transferimin që askush nuk e priste

17:00 | 15 Qershor 2020

Chelsea duket se do të bëjë një transferim befasues.

Van Ginkel ka konfirmuar se është në bisedime me Chelsea.

Mesfushori holandez, Marco van Ginkel, insiston se do të ketë një të ardhme të ndritur me Chelsea, përkundër faktit se ka vetëm një start në Premierligë me ‘Blutë’, në shtatë vite.

Ginkel ka thënë se Chelsea ka hapur negociatat me agjentin e tij, lidhur me një kontratë të re.

“Agjenti im, Karel Jansen, është në bisedime me Chelsea lidhur me një kontratë të re. Jam shumë i lumtur për besimin që ka treguar klubi për mua”, ka thënë Van Ginkel.

“Është diçka e mirë kur klubi provon të mbajë një lojtar që ka qenë i lënduar kaq gjatë, dhe në këto kohë të pasigurta”, ka shtuar mesfushori.

“Nëse një marrëveshje mund të arrihet, unë pritet të kthehem te skuadra U23 e Chelsea”, ishin fjalët e holandezit.

Van Ginkel shihej si Frank Lampard i ardhshëm, por edhe fati e pengoi që ai të përmbushte gjithë potencialin e tij.

Komento: