Chelsea po e largon super-lojtari, ia ofron kësaj skuadre

16:32 | 30 Gusht 2019

Chelsea duket se do të bëjë një largim.

Michy Batshuayi mund të huazohet në klubin italian pasi Chelsea nuk llogarit në të për sezonin e ri. Sulmuesi belg ishte huazuar nga “Blues” në tri klube në vitet e fundit

Chelsea ia ka ofruar Napolit sulmuesin Michy Batshuayi në formë huazimi për një vit.

Lajmin e ka bërë të ditur Radio Marte.

“Blues” duan të kursejnë nga rroga e futbollistit belg, prandaj janë të gatshëm ta japin atë në formë huazimi.

Batshuayi nuk e ka zhvilluar asnjë ndeshje në këtë fillim sezoni me Chelsean.

Ai është zhvendosur në ekipin e të rinjve, U-re, me të cilët i ka shënuar dy gola.

Në sezonet e fundit, ai ishte huazuar nga klubi londinez në Borussia Dortmund, Valencia dhe Crystal Palace.

Komento: