Gjiganti anglez, Chelsea afër transferimit të Havertzit.
Chelsea është afër transferimit të mesfushorit të Bayer Leverkusenit, Kai Havertz, shkruan “The Athletic”.
Për 21-vjeçarin po interesohen shumë klube të mëdha.
Por Chelsea po vlerësohet se është duke kryesuar garën. Krerët e klubit londinez janë të gatshëm të paguajnë 80 milionë euro për Havertzin.
Havertz këtë stinor i ka shënuar 17 gola dhe I ka asistuar nëntë tjerë në 43 ndeshje në të gjitha garat.