Chelsea po i largon këta dy lojtarë nga skuadra

18:42 | 15 Gusht 2021

Klubet angeleze janë duke bërë ndryshime të mëdha në përbërjen e futbollistëve.

Chelsea po përgatitet të dërgojë dy lojtarë të tjerë në huazim pasi Flamengo po bën përpjekjen e fundit për të nënshkruar me Kenedy, ndërsa Matt Miazga është në bisedime të avancuara me skuadrën e La Liga, Alaves.

Skuadra braziliane po rritet me besimin se Blutë do të pranojnë ofertën e tyre të huasë për Kenedy, ndërsa Miazga duket se do të bashkohet me Alaves, por struktura e marrëveshjes është ende duke u diskutuar./ORAinfo/

Komento: