Chelsea po ia rimerr Milanit lojtarin e madh

12:07 | 17 Maj 2019

Mesfushori i huazuar nga chelsea te Milani, Tiemoue Bakayoko tani është afër një kthimi në Chelsea.

The Sun raporton se lojtari i Chelseas, Ruben Loftus Cheek i cili është diagnostikuar me një dëmtim dhe mund të përballet me 12 muaj jashtë fushës, Chelsea po mendon të mirëpresë francezin përsëri në klub, përcjell ORAinfo.

Bakayoko iu bashkua Milanit në hua me një opsion për të blerë verën e kaluar.

Rossonerët mund ta bëjnë lëvizjen e lojtarit të përhershëm për 38 milionë euro, por marrëdhënia e kqija të lojtarit me Gattuson dhe sjellja e tij e keqe gjatë muajit të fundit mund të bindë gjigantët e Serie A që ta dërgojnë lojtarin në Londër.

Chelsea aktualisht po ballafaqohet me një ndalim për transferime që i pengon ata të nënshkruajnë lojtarë deri në verën e vitit 2020 dhe për këtë arsye, kthimi i Bakayoko do të ishte ideale për Blues.

Problemi është se e ardhmja e lojtarit varet nga Milan.

Nëse Rossonerët vendosin të paguajnë 38 milionë për të siguruar shërbimet e lojtarit, Chelsea nuk do të ketë asgjë.

Megjithatë, për fat të mirë për Chelsea, Rossonerët duket se nuk synojnë të mbajnë lojtarin. /ORAinfo/

Komento: