Chelsea po rinovon kontratën me yllin e klubit

17:04 | 12 Dhjetor 2019

Chelsea nuk e ka ndërmend ta largojë nga klubi futbollistin Willian.

Futbollistit ofanziv brazilian do t’i skadojë kontrata aktuale në fund të sezonit, por palët duken të interesuara për ta vazhduar bashkëpunimin

Brazilianit Willian do t’i skadojë kontrata me Chelsean në fund të këtij sezoni, shkruan Express.

Mediat e huaja ditëve të fundit flisnin për një transferim të mundshëm të futbollistit ofanziv në Barcelonë apo Juventus gjatë verës së ardhshme, kur edhe do të jetë lojtar i lirë.

Mirëpo, mediat britanike konfirmojnë se fituesi i fundit i Europa Leagues i ka nisur bisedimet me 31 vjeçarin për vazhdimin e kontratës.

Trajneri Frank Lampard e ka shprehur dëshirën për ta pasur në dispozicion më gjatë futbollistin e krahut.

Ndërkohë, edhe vetë Willian nuk ka dhënë shenja se dëshiron të largohet nga “Stamford Bridge”.

Gjatë verës që vjen do të bëhen gjashtë vjet e gjysmë që kur futbollisti kreativ i është bashkuar ekipit londinez.

Komento: