Chelsea po transferon yllin e madh

21:25 | 05 Dhjetor 2019

Chelsea po shprehen të interesuar në përforcimin e formacionit të lojtarëve.

Vera e ardhshme pritet t’i gjej të angazhuar ‘Blutë’ e Londrës, të cilët do të synojnë një transferim të madh nga Crystal Palace.

Sipas ‘Independent’, Chelsea janë të interesuar për shërbimet e Ëilfried Zaha, transferimin e të cilit e synojnë verën e ardhshme, transmeton lajmi.

Marina Granovskaia nga bordi i Chelsea besohet të ketë mbajtur bisedime me Federico Pastorello për një transferim të mundshëm të reprezentuesit të Bregut të Fildishtë.

Zaha ishte lidhur me një transferim të mundshëm tek Arsenal dhe Everton gjatë verës së kaluar, por ai qëndroi në ‘Selhurst Park’ me Crystal Palace.

Mbetet të shihet nëse Chelsea do të ndryshojë mendjen e ish anëtarit të Manchester United.

Komento: