Chelsea pritet të largojë tetë lojtarë.
Derisa shumica e klubeve janë duke bërë llogaritë për dëmet financiare të shkaktuara nga COVID-19, Chelsea është e zënë me lëvizjet në tregun e transferimeve.
Pas arritjes së marrëveshjes për transferimin e Hakim Ziyech që në muajin shkurt, ‘Blutë’ tani kanë rënë dakord edhe për blerjen e Timo Ëerner nga RB Leipzig.
Por, pavarësisht këtyre dy transferimeve, Chelsea nuk e ka ndërmend të ndalet, duke kërkuar edhe shërbimet e Kai Havertz të Bayer Leverkusen dhe Ben Chilëell të Leicester City.
Për të siguruar paratë për këto transferime, Chelsea do të vendosë në shitje lojtarë si N’Golo Kante, Ross Barkley, Jorginho, Marcelo Alonso, Michy Batshuayi dhe Emerson Palmeiri.
Dy lojtarë të tjerë që mund të largohen nga Chelsea janë edhe Pedro dhe Willian, të cilëve u përfundon kontrata në fund të këtij stinori.