Chelsea reagon shpejt, e gjen zëvendësuesin e Sarrit

10:57 | 14 Qershor 2019

Maurizio Sarri do të largohet këto ditë nga Chelsea. Kjo pasi drejtuesit e Chelseas kanë arritur marrëveshje për lirimin e Sarrit për t’iu bashkuar Juventusit.

Trajneri italian do të largohet nga ‘Stamford Bridge’ pas qëndrimit një vjeçar, ku fitoi edhe titullin e Ligës së Evropës.

Sarri do të largohet nga Chelsea për të marrë drejtimin e Juventusit në Serie A.

Trajneri që do të pasojë Maurizio Sarrin te Chelsea është Frank Lampard.

Legjenda do të rikthehet në ‘Stamford Bridge’ por tani në rolin e trajnerit.

Kujtojmë se Lampard aktualisht është i angazhuar si trajner te Derby County në Championship.

Komento: