Chelsea refuzoi propozimin e Bayernit për huazimin e Mudryk në janar

19:15 | 13 Shkurt 2024

Bayern Munichu e kërkoi Mykhaylo Mudryk në formën e huazimit deri në qershor si zgjidhje urgjente pas dëmtimit të Kingsley Coman.

Megjithatë, Chelsea e refuzoi menjëherë këtë ofertë, pasi nuk kishte asnjëherë negociata konkrete apo mundësi për të vazhduar për huazimin e Mudryk.

Bayern vendosi ta nënshkruante Bryan Zaragoza – Mudryk nuk u vu kurrë në dispozicion për transferim.

Sulmuesi ukrainas gjatë këtij sezoni ka zhvilluar 25 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar katër gol dhe duke asistuar tre të tjerë.

Komento: