Chelsea ka rinovuar kontratën me yllin e skuadrës.
Chelsea ka njoftuar se ka rinovuar kontratën me talentin e skuadrës, Tino Anjorin.
18-vjeçari debutoi këtë vit me skuadrën seniore në ndeshjen e Carabao Cup kundër Grimsby Town.
Sulmuesi është golashënuesi më i mirë i skuadrës së dytë të Chelsea dhe kjo ka bindur trajnerin Frank Lampard t’i jap atij një kontratë pesë-vjeçare.
“Është një ndjenjë e shkëlqyeshme”, i tha ai faqes zyrtare të Chelseat pasi nënshkroi marrëveshjen e re. ‘’Unë kam qenë në klub që kur kam qenë gjashtë vjeç, kështu që të shkoj në këtë fazë dhe pastaj të më ofrohet një kontratë tjetër pesë-vjeçare në krye të kësaj është e mahnitshme”.
“Nuk kisha asnjë hezitim, por ta nënshkruaja menjëherë, sepse të luaja për klubin për të cilin gjithmonë ëndërroja është vërtet e veçantë për mua”.