Chelsea shënon fitore ndaj Bournemouth

20:40 | 27 December 2022

Chelsea e gjen fitoren pas gjashtë ndeshjeve.

Chelsea ka shënuar fitore ndaj Bournemouth, me rezultat të pastër 2-0, në kuadër të javës së 16-të në Premier League.

Golin e parë në ndeshje e ka shënuar Kai Havertz, në minutën e 16’, derisa vetëm tetë minuta më vonë Mason Mount, e dyfishoi epërsinë. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, dy skuadrat u munduan që të shënonin, por kjo ndeshje më nuk prodhoi gola.

Chelsea pas fitores kalon në vendin e tetë me 24 pikë, pas 15 ndeshjeve.

Komento: