Chelsea dëshiron që të shtojë opsionet sulmuese.
Ndaj skuadra e drejtuar nga Mauricio Pochettino është duke ndjekur sulmuesin e Bayer Leverkusen, Victor Boniface.
Sipas “Mirror”, klubi anglez po do ta transferojë atë në afatin kalimtar të janarit.
Kjo ani se reprezentuesi i Nigerisë aktualisht nuk është në formën e tij më të mirë.
22-vjeçari gjatë këtij sezoni ka realizuar njëmbëdhjetë gola në shtatëmbëdhjetë ndeshje.
Te Chelsea aktivizohet edhe sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja.