Chelsea – Tottenahm, ky ekip kalon në fianle të EFL Cap – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Chelsea – Tottenahm, ky ekip kalon në fianle të EFL Cap

23:04 | 24 Janar 2019

Falë penalltive Chelsea ka mposhtur Tottenham në kuadër të EFL Cup.

Chelsea ka fituar me rezultat 2-1 kundër Tottenhamit në Stamford Bridge por është dashur që të ekzekutohen penalltitë për t’u përcaktuar fituesi. Rezultati nga dy ndeshjet e gjysmëfinales ishte i barabartë 2-2, kurse pas ekzekutimit të penalltive Chelsea arrit të kualifikohet në finale me rezultat 4-2.

Ka përfunduar ndeshja e dytë e gjysmëfinales së Carabao Cup, apo Kupës së Ligës me rezultat 2-1 në të mirë të Chelsea, por ishin penalltitë ato që e dërguan skuadrën e Chelsea në finale të Carabao Cup, ku Blutë do të përballen me City e Aro Muriqit.

Pjesa e parë ishte një pjesë shumë më e mirë për Chelsea të cilët vazhdimisht sulmuan dhe arritën që të shënojnë dy gola.

Të dy golat e parë të Chelsea ishin gola të bukur.

I pari erdhi në minutën e 27-të, pasi Hazard ekzekutoi një goditje nga këndi. Topi u devijua nga zona deri te Kante i cili lëshon një goditje për të shënuar golin e parë, shkruan GazetaExpress.

Interesante është se topi kaloi në mes të këmbëve të tre lojtarëve që Kante për ta shënuar golin e parë.

Pas një sërë sulmes, Chelsea arrin edhe te goli i dytë.

Kësaj radhe ishte i jashtëzakonshmi këtë sezon për Chelsea, Eden Hazard i cili e nis vet një aksion dhe në fund topin atij ia pason Cesar Azpilicueta, kurse Hazard finalizon në minutën e 38-të.

Pjesa e parë përfundon me rezultat 2-0 për Chelsea, por në pjesën e dytë Tottenham këndillet dhe me të filluar pjesa e parë, në minutën e 50-të shënon Fernando Llorente pas asistimit të Danny Rose.

Ky rezultat tregonte që ndeshja do të shkonte në ekzekutimin e penalltive pasi që Chelsea kishte pësuar dy javë më herët në Ëembley me rezultat 1-0 kundër Tottenhamit.

Pas kalimit të minutave të rregullt u ekzekutuan penalltitë ku me të saktë në ekzekutimin e tyre u treguan lojtarët e Chelsea të cilët shënuan katër gola, kurse nga Tottenham penalltitë i huqën, Eric Dyer dhe Lucas Moura.

Komento: