Skuadra e Chelseat është duke vazhduar me merkaton e verës dhe blerjet e talentëve të rinj.
Së fundmi, Blutë e Londrës kanë transferuar mesfushorin francez, Lesley Ugochukwu nga Rennes për shumën 28 milionë euro me kontratë shtatë vjeçare, plus me mundësi vazhdimi.
Te Chelsea janë të lumtur që kanë transferuar 19-vjeçarin duke theksuar se ky i fundit ka potencial të madh.
Ekipi i Pochettinos ka shumë nevojë për një mesfushor dhe Ugochukwu do të testohet tani nga trajneri argjentinas.
19-vjeçari ka shumë mundësi që të huazohet në ndonjë klub nëse nuk i plotëson kriteret e vendosura nga Pochettino.
Kujtojmë që Chelsea ende është në bisedime me lojtarin e Brightonit, Moises Caicedo, por deri tani të gjitha ofertat deri në 85 milionë euro janë refuzuar nga skuadra londineze.