Chelsea triumfon edhe ndaj Evertonit

21:29 | 08 Mars 2021

Humbja nuk është në fjalorin e Tuchel, Chelsea triumfon edhe ndaj Evertonit.

Chelsea ka shënuar fitore të pastër me rezultat 2:0 ndaj Evertonit në ndeshjen e fundit të javës së 27-të në Premierligën angleze.

Në minutën e 31-të një goditje e Havertz u devijua nga Godfrey i cili e dërgoi në portën e vet dhe i dha epërsinë fillestare vendasve.

Jorginho realizoi golin e dytë në minutën e 65-të, çka ishte edhe goli i qetësisë dhe i fitores më pas.

Me këtë fitore, Chelsea shkon në kuotën e 50 pikëve në vendin e katërt.

Në anën tjetër, Evertoni mbetet në vendin e pestë me 46 pikë.

Komento: