Mediat në Itali raportojnë se në orët e fundit Chelsea ka kontaktuar me agjentin e Paulo Dybalas dhe mund të aktivizojë klauzolën e lirimit prej 12 milionë eurove në kontratën e tij me Romën.
“La Joya’ u transferua në “Olimpico” verën e kaluar si lojtar i lirë kur marrëveshja e tij me Juventusin skadoi.
Ai nënshkroi një kontratë deri në qershor të vitit 2025, por ajo përfshinte një klauzolë specifike lirimi prej vetëm 12 milionë eurove që është e vlefshme vetëm për klubet jashtë Italisë.
Sipas ekspertit portugez të transferimeve, Pedro Almeida, kjo ka rënë në sy të Chelsea-t, të cilët i kanë thënë agjentit të Dybala-s për të kërkuar informacion nga klubi italian, përcjell lajmi.
29-vjeçari bëri 38 paraqitje për Romën, duke shënuar 18 gola dhe duke dhënë tetë asistime duke pasur një edicion mjaftë pozitiv nën urdhrat e trajnerit Jose Mourinho.
Ai gjithashtu ndihmoi “Giallorossët” të arrinin në finalen e Ligës së Evropës, ku humbën në penallti nga Sevilla, por gjithashtu kishte probleme të shumta me lëndime.