Ka përfunduar ndeshja mes Bournemouthit dhe Chelseas.
Bournemouth e ka turpëruar Chelsean në kuadër të Premierligës.
Bournemouth e ka mposhtur Chelsean në javën e 24-të të Premierligës, me rezultat, 4:0.
Pjesa e parë përfundoi pa gola, ndërsa vendasit e filluan pjesën e dytë në mënyrë fenomenale.
Joshua King ishte tejet i disponuar për lojë, ku arriti të shënonte dy herë në portën e Chelseas (47’ dhe 74’), ndërsa goditjen tjetër u dha David Brooks në minutën e 63’.
Bournemouth nuk u ndal me kaq, pasi shënoi edhe golin e katërt me anë të Charlie Daniels (90’+5)
Pas xhiros së 24-të, Chelsea gjendet në vendin e katërt me 47 pikë, aq sa ka edhe Arsenali në vendin e pestë.