Chelsea u dëmtua, penalltia e fundit do duhej të përsëritej

08:25 | 15 Gusht 2019

Pas ekzekutimit të penalltive, Liverpool e ka fituar Superkupën e Evropës duke mposhtur Chelsean.

Ishte portieri i ardhur nga West Ham United, Adrian, që ka pritur penalltinë vendimtare, të goditur nga Tammy Abraham.

21 vjeçari goditi i fundit penalltinë, e cila u prit nga Adrian.

Por, kjo penallti sipas shumë reagimeve të medieve, ka mundur edhe të përsëritet, pasi Adrian nuk ka respektuar rregullat, për të qëndruar në vijën e portës.

Siç shihet në fotografi, portieri i Liverpool ka dalë dukshëm nga porta, për të pasur më të lehtë pritjen e penalltisë vendimtare.

Se a është dashur të përsëritet kjo penallti, vlerësojeni vetë.

Komento: