Chelsea vazhdon përforcimet, ia merr një lojtar Leicesterit

16:57 | 02 Korrik 2024

Kiernan Dewsbury-Hall i është bashkuar Chelseat zyrtarisht.

25-vjeçari ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare me Blutë, me mundësi zgjatjeje deri në vitin 2030.

Chelsea do t’i paguajë 35 milionë euro Leicesterit për kartonin e lojtarit.

Mesfushori shënoi 12 gola dhe asistoi 14 në 44 paraqitje në Championship për Foxes nën drejtimin e Enzo Maresca sezonin e kaluar.

Komento: